Historia e panjohur e Nju Jorkut: Si u këmbye me një ishull...

Historia e panjohur e Nju Jorkut: Si u këmbye me një ishull të vogël në Oqeani

478
0

 

Askush në fillim të epokës së zbulimeve të mëdha, nuk e dinte me saktësi se ku ndodheshin këta ishuj. Spanjollët i kërkonin ata nën drejtimin e kapitenit gjenovez, Kristofor Kolombi, në rrugën detare perëndimore, ku ata hasën në tokën e kontinentit amerikan dhe portugezët, përkundrazi, besonin se ishin në Lindje. Si pasojë, më në fund ato u gjendën në anën tjetër të botës, ku rastësisht ndodheshin thuajse ekzaktësisht edhe ishujt e erëzave.

Pararendësja e shoqërive aksionere

Jo pa arsye Manhatani cilësohet si kërthiza e ekonomisë botërore. Është atdheu i bursës më të famshme të letrave me vlerë në botë, në të cilën këmbehen e vlerësohen aksionet e koncerneve më të mëdha të ekonomisë botërore. Por ku dhe kur lindën pra shoqëritë e para aksionere? Shoqëria e parë moderne aksionere në botë, e cila do të ishte e krahasueshme me ato të sotmet, ishte e ashtuquajtura Vereenigde Oostindische Compagnie, ose në shqip “Kompania e Indive të Bashkuara” që e themeluan holandezët qysh në vitin 1602. Mallin që ata vlerësonin në bursë e përbënin “thasët e piperit” të VOC, siç njihej ajo në atë kohë shkurtimisht, që përfshinin tregtinë me erëza që vinin nga Molukët, e jo më pak me arrat e Muskatit të ishujve Run. Me këtë mbyllet edhe historia e këmbimit mes ishullit të vogël në Lindjen e Largët dhe të famshmit “Downtown Manhattan”, simbol i modernitetit e jetës së gjallë të kohëve që jetojmë. Këmbimi i parashikuar në marrëveshjen e Bredas, pavarësisht se sot mund të duket një çmenduri, i nënshtrohej asokohe plotësisht logjikës ekonomike. Holandezët, në atë kohë, e kishin pushtuar për vete ishullin Run, prej kohësh tashmë, sikurse kishin bërë edhe me Manhatanin, duke e pasur kontrollin para britanikëve. Por tashmë kjo ishte zyrtare. Anglezët nuk do t’u binin më në qafë në domenin e tyre. Po kështu u sollën ata edhe me Surinamin e vogël në veri të Amerikës Jugore, të cilin holandezët ua kishin marrë më parë anglezëve e që tashmë u trashëgua me kontratë prej tyre. Por vendimtar ishte ishulli Run. Ai, në atë kohë, u vu në peshore kundrejt Manhatanit.