Historia e panjohur e Nju Jorkut: Si u këmbye me një ishull...

Historia e panjohur e Nju Jorkut: Si u këmbye me një ishull të vogël në Oqeani

543
0

Peter Stuyvesant, guvernator i përgjithshëm i kolonisë së Amsterdamit të Ri, kishte plot punë atë ditë të 6 shtatorit 1664. Ai e dërgoi avokatin e tij në njërën prej fregatave britanike, që ishin ankoruar para kështjellës së holandezëve, pra pikërisht atje, ku sot ndodhet “Battery Park”, në skajin jugor të Manhatanit. Në dorë, emisari i Stuyvesant-it mbante dokumentin e kapitullimit. Katër fregata britanike kishin mbërritur atje qysh prej 26 gushtit, duke goditur me artileri çdo ditë e më shumë kështjellën holandeze, e duke shtrënguar ata t’ua dorëzonin atë kurorës britanike. Kështjella nuk ishte mbrojtur e pajisur siç duhet, kishte plot mangësi, e kështu që në fund u dorëzua. Nga Amsterdami i Ri, u formua tashmë Jorku i Ri apo Nju Jorku, me referencë nga toponimia angleze.