HISTORIA/ Doktori shqiptar bën operacionin e rrallë në Londër për 17 orë:...

HISTORIA/ Doktori shqiptar bën operacionin e rrallë në Londër për 17 orë: E realizuam me sukses

723
0

Doktor Kristo Papa është një nga ata mjekë që u larguan nga Shqipëria që herët. Dhe e ka gjetur veten në spitalet me prestigjioze në botë.

Ditën e djeshme, në rrjetet sociale, doktori shqiptar thotë se ka realizuar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, prej 17 orësh, një operacion që rezultoi me sukses.

Doktori shqiptar ka botuar edhe skicën e ndërhyrjes së këtij operacioni, duke marrë mesazhe urimi nga shumë shqiptarë.

‘Një nga operacionet më të vështira në jetën ti si Kardiokirurg u realizua me sukses me ekipin tim Kirurgjia e Aoerte 35 cm, një operacion në Royal Bromton Hospital’, shkruan doktori shqiptar në rrjetet sociale, ndërkohë që punon në spitalin e njohur londinez.

Kristo Papa nuk është I panjohur për publikun. Kardiokirurgu u kthye në një object lajmi pozitiv edhe në median ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar, kur ai realizoi një ndërhyrje në avion, për një shtetas irlandez, gjatë vitit të kaluar, kur avioni ishte në fluturim.

‘Nëse nuk do kryhej ajo ndërhyrje, pacienti do kishte humbur jetën’, tha në atë kohë doktori shqiptar.

76949829_477061756491652_4956272498715918336_n.jpg