Histori suksesi/ Kush është 8 vjeçari Marin Shehaj, që u trajnua dhe...

Histori suksesi/ Kush është 8 vjeçari Marin Shehaj, që u trajnua dhe u diplomua nga futbollisti i njohur Ruud Gullit Nga Eglantina Alliaj

1216
0
Marin Shehaj me Rud Gullit

Është vetëm tetë vjeç, por talenti e ka bërë të shkëlqejë në futboll në një vend si Hollanda. Angazhimi i tij  i parë ka filluar që në moshën  5 vjeçare. Shumë herët u zbulua si një talent i veçantë në futboll ku me shumë vullnet sipas trajnerëve mendohet të ketë një të ardhme të ndritur. Po flasim për tetëveçarin Marin Shehaj, i lindur në Prill 2011, por që jetojn prej vitesh ne shtetin holandez së bashku me familjen e tij. Me një shpirt luftarak dhe vullentin që e karakterizon, Marin Shehaj arrij të dal shkëlqyer në çdo betejë dhe në çdo ndeshje. Momentalisht 8 vjeçari Marin Shehaj është i angazhuar në ekipin e Roermond në Hollandë, në skuadren e para të rinjve. Marini luan momentalisht në pozicionin e organizatorit në mesfushë, ndërsa më herët ka qenë në rolin e sulmuesit. Indicja jonë për të shkruar për talentin 8 vjeçar nisi nga një foto me futbollistin e njohur Ruud Gullit. Duke biseduar me prinderit e Marinit, ata na treguan se angazhimi i tij  i parë ka filluar që në moshën 5 vjeçare, dhe se këtë verë u trajnua dhe u diplomua nga futbollisti i njohur Ruud Gullit, një ëndërr për çdo futbollist kjo, por që Marini e arrin falë talentit, përkushtimit dhe vullnetit. Marini është zbuluar si një talent i veçantë në futboll, dhe sipas trajnerëve  mendohet të ketë një të ardhme të ndritur.

Por tetëvjeçari që po shkëlqen në Holandë ka edhe idhujt e tij në futboll, ata kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë.

Për Marinin model është intuita Lionel Messit, vullneti i Ronaldo  dhe teknika e Iniestes. Ndërsa për Shaqirin dhe Xhaka, ai thotë se  janë  krenaria e tij që janë shqiptarë, shumë prej të cilëve momentalisht po korrin sukses në botën e futbollit ndërkombëtar. Padyshim që synimet e tij janë të arrijë sa më lart, të bëj karrierë në fushën e futbollit, dhe pse jo në një të ardhme të gjithë ne do krenohemi me talentin dhe emrin e tij në skudrat botërore të futbollit.

Marin Shehaj gjate nje ndeshje

Familja e e mbëhstet Marinin për gjithçka. Ashtu si çdo prind që do të dëshironte një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, ashtu edhe ata janë të angazhuar plotësisht duke i krijuar Marinit mundësitë më të mira edhe pse është në moshë të re. Por kur ka talent, asgjë nuk është e pamundur, e duket se deri tani për Marinin vetëm tetë vjeç gjithçka ka qenë e mundur.

 

Është vetëm tetë vjeç, por me talentin dhe vullentin që ka, Marini do të arrijë të realizojë ëndrrë e tij duke arritur suksese të njëpasnjëshme në futboll. Ky është brezi i ri nëpër botë që na bëjnë të ndihemi krenarë. Po ju sjellin disa nga momentet gjatë ndeshjeve dhe stërvijtes së Marin Shehaj..