Hijeshia femërore shqiptare shpalos në Festivalin Kulturor Internacional bukurinë e kostumeve tona...

Hijeshia femërore shqiptare shpalos në Festivalin Kulturor Internacional bukurinë e kostumeve tona popullore

1271
0

Nga Londra Anila Kadija

 

Hijeshia femërore shqiptare shpalos në Festivalin Kulturor Internacional bukurinë e kostumeve tona popullore. Një event i përmasave multikulturore, i cili u zhvillua për herë të parë në datën 6 Nëntor 2019, në ambientet e Ambasadës Sllovake, 25 Kensington Palace Gardens, Ë8 4QY, Londër. Është privilegj të shijosh nga afër një përzierje të tillë kulturash tek shijon,njëkohësisht,  specifikën e çdo njërës prej tyre në veçanti.

Nisi kjo inisiative nga idea e njërës prej përfaqësueseve  dipllomatike të kësaj ambasade e cila krijoi përreth një grup organizuesesh. Të gjitha zonja nga vende të ndryshme të cilat na u prezantuan vetëm me emra,pa u zgjatur shumë në veçantinë e rrolit që kanë nëpër Ambasadat e shteteve të tyre në Londër; Tine Larsen Olsen , Drita Sardi, llonka, Alisa, Anna, dhe Tatiana. Morën pjesë njëzetë shtete, Egjypt, Norvegji, Ukraina, Sllovakia, Gjorgjia, Bullgari, Serbia,Hollanda, Bosnje dhe Hersegovina, Shqipëria, Meksika, USA, Sri Lanka, Malasia, Tailanda, Maroko, Brunel, Brazil, Bolivia, Francë.

Një pjesëmarrje e arritur nga të gjitha drejtimet. Tavolinat e secilit shtet ishin një banket që joshnin jo vetëm syrin por edhe oreksin. Çdo shtet kishte marrë nga vendi përkatës një specifikë të veçantë e cila krijonte simbolin e unikes që gëzon çdo popull. Sfilata e kostumeve tradicionale njē emocion më vete. Nuk e fsheh mahnitjen përballë çdo kostumi por në momentin e paraqitjes me aq hijeshe të kostumeve tona shqiptare , pa ju hequr asgjë të tjerave, emocioni na mbërrtheu zemrën.

Këndin e bukur me ushqimet tona të gatuara nga amvisa shqiptare e sbukuronin suvenirët dhe punimet e dorës. Në krye  hijeshia e fotografisë të simbolit më sublin që ka vendi ynë ajo e Nënë Terezës i jepte asaj tavoline të gjitha nuancat e shpirtit bujar që ne kemi. Patëm kënaqësinë të dëgjonim këngë dhe të shikonim valle siç ishte çifti nga Bolivia apo fëmijët Egjyptian apo dy instrumentistët e vegjël nga Sri Lanka.   U krenuam ne me veçantinë që sollën për të gjithë sa ishin të pranishëm interpretimi në piano me notat e këngës Moj e bukura More dhe pjesë tē tjera përgjatë gjithë eventit nga e talentuara Tara Neli dhe djaloshi Klaidi Vilza. Londra jashtë ishte e pushtuar nga shiu i vjeshtës  kur atje në të njëjtën kohë të gjithë u pushtuam nga kënaqësia e ngjyrave dhe krenaria e vendeve.

Organizatorë të këtij eventi të rëndësishëm ishin Tine Larsen Olsen : Drita Sardi : Illonka Sillevis Smitt : Anna Dolotova : Alisa Krementska : Tatiana Goceliak.