Hidhet nga kati i tretë i pallatit, 42-vjeçarja nga Tirana në gjendje...

Hidhet nga kati i tretë i pallatit, 42-vjeçarja nga Tirana në gjendje të rëndë në spital

436
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.