HERION RRAPAJ, DREJTORI KOMPETENT QË “NUK I LË RRUGËT RRUGËVE”

HERION RRAPAJ, DREJTORI KOMPETENT QË “NUK I LË RRUGËT RRUGËVE”

1680
0

  • Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe ndriçimit, prioritet i Bashkisë Tiranë
  • Nëse gjatë vitit 2020 u realizuan 97230 metra katrore asfaltim, për vitin 2021 parashikohet një rritje prej 25 % me synimin për të asfaltuar një sipërfaqe prej 121,538 metra katrore

 

  • Realizimi i sinjalistikës horizontale në Rrugën “Mine Peza”, Riparimi i shtresave asfaltike në rrugët “Mihal Topi” e “Vangjel Capo”, Sistemi i ndriçmit LED në Rrugën e Durrësit, vijëzime të sinjalistikës horizontale në Farkë, etj, janë disa nga veprat e standardeve më të përparuara europiane, që kanë sjellë ndryshime esenciale në zonat përkatëse të metropolit shqiptar

 

 

Nga Halil RAMA

“Mjeshtër i Madh”

 

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe ndricimit, ka qenë dhe mbetet ndër  prioritetet kryesore të Bashkisë Tiranë. Për përmbushjen e këtij synimi madhor, me vendim të Këshillit Bashkiak prej disa vitesh është krijuar dhe funksionon  Drejtoria e Përgjithshmë e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Për vetë problematikat e trashëguara përsa i përket infrastrukturës rrugore në metropolin shqiptar, kjo ndërmarrje konsiderohet ndër më të rëndësishmet e bashkisë së Tiranës, dhe si e tillë ka patur dhe ka mbështetjen e duhur. Këtë e pohon Drejtori Herion Rrapaj, i cili për një vit në drejtimin e saj ia ka dalë të përmbushë, jo vetëm objektivat e caktuara por edhe pritshmëritë e qytetarëve. Kjo për faktin se janë kryer punime asfaltimi  e  mirëmbajtje në rrugët, sheshet dhe trotuaret urbane, jo vetëm në 11 Njësitë Administratibe e tri lagjet e Tiranës qytet, por edhe në rrethinat e njësitë administrative të zonave rurale (ish komuna).

Nëse gjatë vitit 2020 u realizuan 97230 metra katrore asfaltim, për vitin 2021 parashikohet një rritje prej 25 % me synimin për të asfaltuar një sipërfaqe prej 121,538 metra katrore. Treguesi më sinjifikativ për përmbushjen e këtij objektivi janë statistikat e periudhës 5 mujore (janar-maj 2021) . Në këtë hark kohor, më pak se gjysma e vitit është realizuar pothuajse gjysma e parashikimit, ose më saktë janë realizuar: Asfaltim rrugësh të reja 54272 metra katrore, shtrim pllakë e re 11269 metra katrore dhe riparim pllake ekzistuese një volum prej 12528 metra katrore.

Realizimi i sinjalistikës horizontale në Rrugën “Mine Peza”, Riparimi i shtresave asfaltike në rrugët “Mihal Topi” e  “Vangjel Capo”, Sistemi i ndriçmit LED në Rrugën e Durrësit, vijëzime të sinjalistikës horizontale në Farkë, etj, janë disa nga veprat e standardeve më të përparuara europiane, që kanë sjellë ndryshime esenciale në zonat përkatëse të metropolit shqiptar.

Brenda këtyre treguesve susksesivë është padyshimi drejtimi me kompetencë e profesionalizëm i drejtorit Rrapaj, si dhe e stafit të tij në drejtorinë e Përgjithshme dhe në drejtoritë e sektorëve. Vizionit dhe pritshmërive të tij i janë përgjigjur me performacën e tyre mjaftë pozitive përgjegjësi i sëktorit të asfaltit Jorsil Jani, i sektorit të pllakave Iv Bala, Edrina Caca, përgjegjëse sektori në degën teknike, si dhe përghejësat e sektorëve të ndriçimit Andiol Llangozi dhe Ervis Shehu.

Në krye të punëve, duke realizuar projekte ambiciozë ata i kanë shndrruar sektorët e tyre të shtrirë në të gjitha arteriet e Tiranëës në kantierë gjigandë.

Nisur nga treguesit mjaftë pozitivë, Drejtori Rrapaj thotë se Misioni i ndërmarrjes që ai drejton fokusohet në mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe jo kryesore, rrugë të sistemit parësor, dytësor dhe tretësore në shtresë asfaltike, në mirëmbajtjen e trotuarëve me pllaka të tipeve të ndryshme, beton, asfalto – beton, mirëmbajtjen e bordurave kufizuese dhe blloqeve të banimit, në mirëmbajtjen dhe pastrimin e zgarave dhe kunetave të ujrave të bardha (sistemimin e ujërave të shiut), mirëmbajtjen dhe zëvendësimin të pusetave të tipeve të ndryshme në rrugë e trotuare. Dhe këtë mision ai e konsideron prioritet të punës së tij. Ndaj dhe tek ndodhemi në një nga frontet e punës për asfaltimin dhe modernizimin e ndriçimit elektrik publik në Rrugën “Nuri Kello”, 80-vjecari invalid Halit Berisha, i mrekulluar nga cilësia e punimeve shprehët se Herion Rrapaj po e tregon me punë dhe rezultate konkrete se është drejtori që “nuk i lë rrugët rrugëve”.

“Kjo rrugë ishte lënë në harresë që prej 30 vitesh, me gjithë kërkesat e pëersëritura të banorëve. Vetëm Z.Rrapaj u tregua i arsyeshëm në kërkesën tonë, duke na u përgjigjur në kohë dhe po në kohë rekord përfundoi asfaltimi dhe ndriçimi i kësaj rruge”,-shprehet qytetari Flamur Isufi. Dhe vërtetë, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme t6ë Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës, Z.Herion Rrapaj është shembulli i realizimit të premtimeve dhe mbajtjes së fjalës së dhënë. Ndonëse modest, ai ka të drejtë të krenohet për rezultatet e arritura, duke lënë gjurmë në ndrrshimet tejet cilësore të dhjetra rrugëve të metropolit shqiptar. Personaliteti i tij, kudo dhe në çdo rrethanë reflekton vlera, për të cilat është e etur shoqëria jonë.  Njeri i veçantë, energjik, në sjellje e qëndrime, me një mënyrë të foluri karakteristike, që të mbush mendjen për çdo gjë që mund të flasë. Një njeri tepër bujar, i thjeshtë dhe si i tillë i vlerësuar e respektuar nga komuniteti.  Ai na shfaqet si shembulli i njeriut që ndjen përgjegjësinë e detyrës ndaj komunitetit dhe se si duhet ta bëjmë këtë detyrë, duke kapërcyer çdo vështirësi që na del përpara. Si përfaqësues i elitës së re intelektuale kryeqytetase, në miqësi me dijen, si simbol i mençurisë e diturisë, ai beson dhe dëshmon me vepra se njeriun në jetë e mban vetëm dija. “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik e merr indicien nga kërkesat e qytetarëve nëpërmjet zyrave tona, portaleve, dhe nga njësitë bashkiake për zgjidhjen e problemeve teknike dhe të mirëmbajtjes. Mënyra e planifikimit të mirëmbajtjes së rrugëve, trotuareve, k.u.sh., bëhet duke u nisur nga statistikat e vitit paraardhës dhe duke rritur çdo vit sasinë e punimeve, sipas rritjes së volumeve të punimeve nga viti në vit”, pohon drejtori Rrapaj. Ndërkohë na vë përpara një evidencë statistikore që tregon progresin e dukshëm në mirëmbajtjen e rrugëve parësore, dytësore dhe tretësore me asfalto-beton (sistemimin, asfaltim të pjesshëm, skarifikim); mirëmbajtjen e trotuarëve (sistemime të pjesshme me pllaka, asphalt dhe beton); mirëmbajtjen me pllaka dhe karikim me rërë të bulevardeve të shtruara me këtë pllakë; mirëmbajtjen dhe pastrimin e zgarave dhe kunetave të ujrave të bardha (disiplinimin e ujrave të shiut); mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e kapakëve të pusetave, elektrike, telefonike në rrugë dhe trotuare; mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e borudurave në rrugë, trotuare, lulishte e pemë; mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve të rikonstruktuara nga Bashkia Tiranë etj..

Mjaftë pozitiv është bilanci i kësaj ndërmarrje edhe në sektorin e ndriçimit publik, ku për pesë muajt e parë të vitit (janar-maj 2021) në 277 rrugë janë shtruar  11994 ml kabllo, janë vendosur 983 ndriçues, 128 shtylla dhe 232 puseta.

Kjo ecuri e punëve dhe angazhimi maksional i personelit inxhiniero-teknik dhe i gjithw punonjwsve tw kwsaj ndwrmarrjwe janw garanci për për përmiresimin rrënjësor të gjendjes teknike të rrugëve të Bashkisë Tiranë në gjithë elementet e saj.