Herë tjetër që do të harroni përvjetorin, mund ” t’i prishni ”...

Herë tjetër që do të harroni përvjetorin, mund ” t’i prishni ” mendjen gruas siç bëri Andi me Julkën

321
0

Nëse do të ndalnim ndonjë kalimtar në rrugë dhe do t’i këndonim ”Amin amin amin…”, jemi të sigurtë që do të na përgjigjej ”Më në fund të gjeta unë ty dashuri”. Dhe Julka Gramo është me të vërtetë me fat pasi e ka gjetur dashurinë e saj që nga koha kur regjistrohej kjo këngë dhe ndan me të jo vetëm zemrën e shtëpinë, por edhe punë, pasi mamaja e dy çunave dhe deejay Andi punojnë bashkë edhe në ”NRG radio”.

Por edhe pse janë pothuajse gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit, duket se me kalimin e viteve disa gjeëra edhe mund t’i kenë harruar. Kjo nuk vlen aspak për Julkën që e ka akoma të freskët shijen e puthjes së parë, sigurisht edhe Andi, me të vetmin ndryshim që nuk mban mend nëse ka ndodhur 17 a 18 vite më parë. Çifti ka patur përvjetor dhe Julka ka vendosur të testojë të shoqin rreth gjithçkaje që ka ndodhur gjatë puthjes së parë. Për fat të keq, Andi ngeli në klasë, por ka ditur si të kërkojë ”falje”.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, Julka ka treguar se i shoqi i ka dhuruar një kuti të madhe me trëndafila të kuq. Po ashtu ajo ka marrë dhe një letër nga ai që e ka përlotur. Pas surprizës, Julka i ka dedikuar fjalët më të bukura partnerit publikisht. “Edhe pas gjithë kësaj kohe je prapë ti”, shkruhet në postimin e bërë nga ajo.