
Nxënësit të cilët u helmuan sot në ambientet e shkollës kanë treguar cfarë ndodhi gjatë orës së mësimit.
Sipas tyre gjatë orës së vizatimit ata kishin përdorur sapun 15-c për të bërë disa forma i cili i kishte shkaktuar dhimbje barku dhe të vjella.
‘Ishim në orën e vizatimit dhe po përdorinim sapun 15-ç për të bërë disa forma. Kishim gjysmë ore që e përdornim dhe kur mbaroi ora e mësimit filloi të na dhimbte barku dhe dolëm të gjithë në dritare. Sapunët kishim aromë të keqe’, u shprehën nxënësit.
11 nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë përfunduar në spital dhe po marrin serum në spitalin e Bulqizës.