Hapi 30 profile false për të burgosur ish-të dashurin e pafajshëm, 22...

Hapi 30 profile false për të burgosur ish-të dashurin e pafajshëm, 22 vjeçarja i dërgonte mesazhe kërcënuese vetes: Kreu 10 denoncime të rreme

328
0

Hapi 30 profile false në Instagram për të kërcënuar veten në emër të ish-të dashurit.

Kjo është historia e pazakontë e një vajze në Liverpool e cila provoi medoemos të çonte në burg ish-të dashurin e saj menjëherë pas ndarjes.

Sipas Mirror Uk, Courtney Ireland-Ainsworth, 20 vjeçe, krijoi deri në 30 profile false përpara se t’i thoshte policisë se ish-partneri i saj Louis Jolly qëndronte pas mesazheve.

Ajo shpërtheu në të qara në rajonin e policisë dhe tha se ai e kishte kërcënuar se do ta therte me thikë, duke treguar si provë mesazhet që kishte shkruar vetë.

Ireland-Ainsworth nuk është ndalur me kaq, ajo ka bërë rreth 10 denoncime duke e akuzuar Louis për ngacmim dhe përndjekje të saj.

Kjo bëri që ai të arrestohej gjashtë herë dhe të kalonte 81 orë në paraburgim, duke përfshirë edhe ndalimin brenda natës, raporton LiverpoolECHO.

Për më shumë se 5 muaj 22 vjeçari sorollatej në komisariatet e policisë vetëm nga imagjinata e Courtney e cila u tregua mjaft e djallëzuar për ta bërë ngjarjen sa më të besueshme.

 

Louis, tha se ata kishin qenë bashkë për 2 vite dhe u ndanë me mirëkuptim, por më pas sipas tij e reja kishte filluar të dilte me një burrë.

 

Louis ishte gjithmonë i pafajshëm, ndërsa para drejtësisë u vu e reja dhe I dashuri I saj I ri pasi ata kishin bërë n jë mori kurthesh dhe pretendimesh të rreme.