Hakmarrja/ Mori pjesë në protestë, policia e gjobit në mungesë për drejtim...

Hakmarrja/ Mori pjesë në protestë, policia e gjobit në mungesë për drejtim mjeti me syze optike

462
0

Një rast i paprecedentë i ka ndodhur një drejtuesi mjeti i cili është gjobitur nga Policia Rrugore në mungesë pasi sipas tyre kishte vënë syze optike gjatë drejtimit të automjetit.

Sigurisht që ky është një rast absurd pasi personi i quajtur Kledis Duro me banim në Këlcyrë jo vetëm nuk mban syze optike, por gjoba i është vënë në mungesë, siç shkruhet në fletën e gjobës.

Në fakt kjo gjobë duket se më shumë është një hakmarrje politike, pasi Duro ka qenë pjesëmarrës në protestën e fundit të zhvilluar nga Opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në profilin e tij në facebook, Duro shkruan:

“Kshu eshte kur del ne proteste dhe kush me njeh nuk mbaj syze optike!Dhe jo prezent ne mjet???? Per te trembur po ke gjeten ???? Rama ik?”