“Gumball 3000” ndalet në Tiranë, spektakël i 150 makinave sportive nga e...

“Gumball 3000” ndalet në Tiranë, spektakël i 150 makinave sportive nga e gjithë bota

358
0

Tirana është përfshirë si destinacion në “Gumball 3000”, pas përpjekjeve të vazhdueshme që janë bërë nga autoritetet vendase për promovimin e Shqipërisë turistike. “Një perlë e fshehur. Shqipëria është vendi i disa prej rrugëve të makinave dhe peisazheve më mahnitëse në Europë, por duhet thënë që ka ndryshuar shumë që nga xhiroja jonë e fundit në vitin 2007”, thuhet në faqen zyrtare të “Gumball 3000” për ndalesën e tyre në Tiranë.