Depresioni i janarit/ Psikologët japin këshilla si t’i kthehemi rutinës: Që të...

Depresioni i janarit/ Psikologët japin këshilla si t’i kthehemi rutinës: Që të dalim nga kjo gjendje duhet të…

313
0

Festat e fundvitit kaluan ashtu si dhe atmosfera ku ishin të përziera gëzimi, lodhja, dhuratat, gatimi, pastrimi etj.

Tani çështja është si t’i kthehemi punës dhe rutinës me energji të reja.

“Fillimviti karakterizohet nga një lloj ngarkesë emocionale që njihet si “Depresioni i Janarit”. Ndihemi të pamotivuar për të shkuar në punë, të plogësht dhe të shteruar nga energjitë. Ka njerëz që në fakt nuk janë të lodhur, por janë të dëshpëruar që nuk kanë përmbushur pritshmëritë e tyre vitin e shkuar. Që të dalim nga kjo gjendje duhet të sillemi si të rritur, të kanalizojmë energjitë dhe të rendisim prioritetet. Festa mbaroi dhe tani duhet t’i rikthehemi punës, madje të jemi të lumtur që e kemi, pasi falë saj ne përballojmë jetesën. Mos të pretendojmë gjëra që nuk i realizojmë dot, por të planifikojnë gjëra të arritshme. Energjinë ta përdorim për të përmbushur mendjen dhe shpirtin”, tha psikologia Nereida Llaha.

 

Top Channel