Pse vazhdon ta duash një njeri që të lëndon?

Pse vazhdon ta duash një njeri që të lëndon?

100
0

Të paktën një herë, kushdo e ka provuar zhgënjimin që lë pas dashuria, ndarja, qofshin këto marrëdhënie dashurore qofshin ato miqësore. Mirëpo, edhe pas rëndesës së një ngjarje të caktuar, shumë njerëz e gjejnë veten sërish duke menduar o duke e dashur atë që i lëndoi. Pse ndodh kjo? Arsyet mund të jenë disa. E para është frika që ke për të gjetur dikë tjetër, për të krijuar një marrëdhënie të re. Mungesa e vetëbesimit shkakton ndjesinë e frikës.

Është një taktikë e përdorur në marrëdhëniet toksike që partneri dominant të fitojë edhe më shumë kontroll, duke ju ulur aq shumë sa filloni të besoni se askush tjetër nuk mund t’ju dojë. Po të punosh pak me veten, të argëtohesh, do ta shohësh që nuk është fare kështu.