Grubi takon kreun e BFI-së, diskutohet mbi Regjistrimin, Medresenë dhe Denacionalizimin

Grubi takon kreun e BFI-së, diskutohet mbi Regjistrimin, Medresenë dhe Denacionalizimin

478
0

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar kreun e BFI-se Reisin Shaqir Fetahu me të cilin kanë bashkëbiseduar mbi procesin e Regjistrimit të popullatës, akreditimin e Medresesë dhe Denacionalizimin në vend.

Grubi në takim ka treguar iniciativat e Qeverisë për vetëdijësim të qytetarëve mbi rëndësinë e procesit të Regjistrimit derisa në anën tjetër Reisi ka shprehur gatishmëri që të ndihmojnë në këtë drejtim.

“Sot vizitova kreun e BFI-së, Reisin Shaqir Fetahu, me të cilin bashkëbiseduam lidhur me procesin e Regjistrimit të popullatës që për momentin është duke u zhvilluar në diasporë. U dakorduam për sensibilizim maksimal të diasporës për përfshirje sa më të madhe në këtë proces të rëndësishëm statistikor.

 

Me Reisin biseduam edhe për tema tjera, siç është akreditimi i Medresesë dhe denacionalizimi. Bashkërisht, konstatuam se është obligim moral i të gjithë neve që të japim kontribut në drejtim të regjistrimit të suksesshëm pasi si proces është i rëndësisë së veçantë për vendin tonë, është shprehur mes tjerave Grubi.