Gruaja rrëfen vuajtjet: Vjehrra deshi të më mbyste djalin, na kanë nxjerrë...

Gruaja rrëfen vuajtjet: Vjehrra deshi të më mbyste djalin, na kanë nxjerrë nga shtëpia 

185
0

 

Zemra E Hapur

Marrëdhëniet familjare shpesh herë janë problematike, të shumta janë rastet kur situatat të caktuara i çojnë pjesëtarët e saj drejt dhunës. Kështu është edhe historia që një grua 40-vjeçare nga Bulqiza që e rrëfeu sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24.

Nëna e tre fëmijëve e frikësuar hap zemrën, pasi prej vitesh ajo thotë se është dhunuar dhe është përzënë nga banesa nga vjehrra e saj. Ishte viti 2003 kur gruaja dhe bashkëshorti i saj e morën nënën e tij për të jetuar në banesë me ta, pasi djali i madh dhe nusja e tij e kishin dhunuar të moshuarën, duke i thyer brinjët.

Gruaja rrëfen se u deshën muaj të tërë që nëna e bashkëshortit të rikuperohej në aspektin shëndetësor. Por pas disa muajsh vjehrra dhe djali i madh arritën të bisedonin dhe të pajtoheshin. Vjehrra vendosi të rikthehej sërish në shtëpinë e tij. Pas kësaj periudhe, 40-vjeçarja rrëfen se ajo e nxori nga shtëpia atë, djalin dhe fëmijët. Sot familja jeton në një banesë me qira por nëna e tre fëmijëve rrëfen se vjehrra vazhdimisht e kërcënon, madje se e ka goditur edhe me thikë. Gruaja rrëfen se i është drejtuar disa herë Policisë por sipas saj kjo e fundit nuk ka arritur të zgjidh këtë situatë. Nusja bën apel për ndihmë pasi ndjehet e rrezikuar nga vjehrra

“Në një rast lajmërova policinë se ishte duke më mbytur vjehrra çunin e madh. E thërrisnin kopil. Çuni i madh ishte gati ta qëllonte vjehrrën me sëpatë, por e ndaloi djali tjetër, erdhi policia dhe e sqarova si kishte ndodhur historia. Ajo i jep shishen me raki burrit, unë nuk dua ta bëj këtë gjë”, tregoi sherrin e fundit 40-vjeçarja.

Ajo tregoi edhe si ishte njohur me burrin dhe kishte pranuar. “Burrin nuk e pashë fare para fejesë, herën e parë e pashë kur u prenë nishanet. Kur e pashë burrin, s’doja fare ta merrja, pas 1 muaji doja të largohesha, e pashë që nuk ishte i aftë për asgjë dhe i dhashë kunatit valixhen mbrapsht. Babi im me tha ‘mos më fut në sherr me njerëzit’.

Ishin xhelozë familja e tyre për mua, nuk i donin çunat e mi, që kur linda nuk më donin më. Me burrin vetëm për vetëm shkojmë mirë bashkë. Vjehrra i thotë: ‘o djalë ty të kanë bërë magji, kjo del natën dhe shkon më të tjerë’. Vjehrrën e rrahu djali tjetër unë i kam bërë shërbim. Sa u shërua filloi me kunatën fliste kundër meje, çfarë s’më kanë thënë e çfarë s’më kanë bërë

policia e Bulqizës kur shkoja me shenja nuk më merrte fare në konsideratë”, tregoi gruaja.

Në emision erdhi dhe zëri i kunatit të saj, i cili dha një version tjetër të ngjarjeve dhe rrethanave.

“Unë s’kam asnjë lidhje me të. Një njeri që të rrahë dhe torturojë nënën ca lidhje do kesh me të. Ajo në shtëpi të vetën, unë në shtëpinë time. S’kam asnjë lidhje me të. Edhe ti po të ishe s’do kishe lidhje me të. Ajo është në shtëpinë e vet, nuk kam punë fare me të. Nëna ime e ka mbajtur atë, jo ajo nënën time. Unë nënën time e mbaj si zonjë, nuk ka shans ta dhunojë. Ajo aty i tregon gjërat si do ajo. Unë nënën e mora se ajo e nxori në rrugë. Me kunatën dhe vëllain s’kemi asnjë marrëdhënie jetojnë veçmas. Ajo e ka rrahur më parë nënën time, tani nuk ka shans ta rrahë më. Vëllai është në shtëpinë e vet unë në timen, nuk ka asnjë lidhje më me mua. Para 1 viti e gjysmë e kam gjetur që ajo po rrihte nënën dhe unë e kam gjuajtur atë në nerva e sipër.
Nëna ime do ta ndihmojë vëllain se ai nuk është normal, kjo është derr nuk është njeri, që kur ka hyrë në familjen tonë na ka shkatërruar familjen. Ajo është bërë sebep që ka ndarë edhe vajzën time nga i shoqi. Vajza ime ishte e martuar me nipin e saj.
Nëna ime është e vjetër, nuk ka mundësi t’i bëjë asaj presion. Ajo është me të meta mendore. Unë kaloj mirë me familjen time, nuk kam punë fare me të. As ajo dhe as vëllai im nuk ka qenë asnjëherë normal, kanë të dy probleme. Një njeri si ajo që rreh nënën dhe torturon edhe burrin, s’mund të jetë normal”, deklaroi kunati i 40-vjeçares.

Nga ana tjetër gruaja në studio tha se i kunati i kishte thënë ‘k***”. Por kjo gjë është mohuar nga personi në fjalë.
“Nëna ime do të rrijë me djalin e vogël, por shtëpia që rri ajo nuk është e saj. pyete pak e kujt është shtëpia ku jeton ajo, kush e ka ndërtuar?”, tha kunati Ndërsa 40-vjeçarja tha se ka bërë vetë shtëpinë dhe kunati me vjehrrën i kanë nxjerrë jashtë. “Unë me djersën time e kam bërë. Ti mbajte shtëpinë, neve na nxore përjashta. I thua vëllait tënd që është sakat dhe që gruan e ka k***”, tha gruaja.
Nga ana tjetër kunati pranoi që nuk flet me vëllain e tij dhe se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie por se është i gatshëm t’i japë pjesën që iu takon të pronës.