Grida Duma rrëfen frikën e saj më të madhe

Grida Duma rrëfen frikën e saj më të madhe

464
0

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në E diell në “Kënin e së vërtetës” përballë Edi Manushit ka folur për marrëdhënien që ka me djalin e saj.

Ajo ka thënë se djali po rritet dhe se frika e saj më e madhe është se po afron koha kur ajo do të jetë larg tij.

“Atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë. Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, – është shprehur Grida Duma.

Ndërsa ka shtuar se ruan distancën, pasi ajo nuk mund të jetë shoqja e djalit të saj.

“Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, – ka thënë ish-deputetja.

Para pak kohësh në media qarkulloi lajmi i divorcit të Dumës me bashkëshortin e saj pas një martese 22-vjeçare./