Grida Duma poston videon: Ja kush po e përhap virusin

Grida Duma poston videon: Ja kush po e përhap virusin

396
0

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në vend. Me një shënim në facebook, Duma ka publikuar një video, në të cilën shfaqen pamje gjatë inaugurimit të parkut “Rinia”, njerëz që nuk respektojnë distancimin social dhe pa maska, ndërsa presin përballë zyrave postare etj., pamje që i vë përballë fjalëve të kryeministrit, i cili thotë: “kush merr pjesë në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar, do të penalizohet”.

“Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës! Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!”, shkruan Duma krahas videos.