“Grekët” pisanjosë të Vorio Epirit/ Nga Leonard Veizi

“Grekët” pisanjosë të Vorio Epirit/ Nga Leonard Veizi

715
0

“Ty të shkojnë Fizët njëzetë herë te dera e shtëpisë dhe ti ri e i vështron si gallof. O Pika, pika…. Pse nuk vete t’u ndezësh cingarin”. Kjo sentencë letrare, marrë nga filmi “Njeriu me Top”, skenarin e të cilit e ka shkruar Dritëro Agolli, m’u kujtua teksa shihja prej ekranit të televizorit një tubim provokativ prej një tufe grekësh pisanjosë, bash në tokën shqiptare. Këta pisanjosë, të hipur në autobusë firmato, kaluan kufirin nën hundën e autoriteteve shqiptare, me flamuj e banderola të shtetit tjetër. Nuk vinin për festën e hallouinit, aspak, por sepse do merrnin pjesë në një varrim. Dhe në banderolat e tyre shkruheshin thirrje ekstremiste. Ndërkohë, në tokën shqiptare, me banderola si dacibaot e revolucionit kulturore, e flamuj me kryqe ortodoksësh, kërkonin të varrosnin si hero, një sharlatan që ishte aq idiot sa shkoi për dhjam qeni, sepse në keqkuptim e sipër mendoi se do të arrinte të kthente në kauzë të paqenën. Kështu e kishin instruktuar kapterët e shërbimit sekret apo të forcave komando greke. Dhe tjetri bie në thes kokë e këmbë, a thua se nuk kishte jetuar deri dje mes shqiptarëve në atë pjesë të tokës që u kishin bërë vend. Sot, në tokën shqiptare, grekë histerik me simbole të ortodoksisë fetare, guxuan të thërrisnin “qen shqiptar”. Epo domosdo, sipas forcës së zakonit buçet qentë do kërkojnë. Se ndryshe s’ka si ndodh. Por gjithsesi fjalën nuk e kisha për thirrjet që çojnë në ndërzim, shkërdhim e përmirësim race. Grekët pisanjosë u trimëruan sot, në mungesë të shtetit shqiptar. Se këto fjalë i shkojnë më shumë për shtat shtetit shqiptar, që edhe 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit, vazhdon të mbetet me brekë nëpër këmbë. E në këto kushte, kjo tufë pisanjosësh, që kujtuan se me tre euro spray kundra djersë ia hodhën bythës, thirrën e kënduan këngë patriotike nga të tyret, nxorën mllefet si në një të vjellë pas dehjes, na shanë në shqiptarëve me libër shtëpie e çuditërisht kaluan dhe në orgazmë. Dhe ende nuk e kanë marrë vesh këta pisanjosë grekë se ky fshat me emrin Bularat, është tokë krejt shqiptare. Dhe Shqipëri është dhe ca më tej kufirit, që kur ua përmend u bie pika m’u në çaçkë të kokës. Dhe sa shpejt e harruan që të parët e tyre erdhën në këto toka si plebej, të punonin për llogari të bejlerëve shqiptarë, të cilët ç’është e vërteta e kishin zakon të luanin tespihet e të bënin sehir nga lart, teksa shihnin argatët të lëronin në arat e tyre.

“Palikarët” grekë që u trimëruan në një ceremoni funebër, nuk ishin dhe aq trima kundër osmanëve të Portës së Lartë, dhe revolucionin me të cilën mburren, pritën tua bënin shqiptarët. Ata ishin trima me gratë shqiptare, që në vitin 1914 i thernin për t’u nxjerrë fëmijët që kishin në bark. Në këtë pikë po, kanë treguar trimëri të rrallë. Kështu e shprehnin ata “mirënjohjen” dhe urrejtjen bashkë për shqiptarët që u dhanë lirinë, e ku në parlamentin e parë të tyre për pako vota fitoi greqishtja, përndryshe dhe ajo pjesë e Ballkanit që e quajnë Hellas, do fliste po shqip si kjo pjesa jonë në po të njëjtin Ballkan.

Ekstremistët grek u munduan që varrimin e një ekstremisti ta kthenin në një protestë provokative, dhe padyshim ia arritën falë dhe mbylljes së syrit të shtetit shqiptar, nën ankthin e frikën se, jarebi mos na nxehen grekët e na lenë jashtë Evropës, mos na nxehen grekët e na përzënë emigrantët, mos na nxehen grekët e na bëjnë namin, mos na nxehen grekët e na hanë… “K….”

Shteti palaço i shqiptarëve e bëri vetëm një herë detyrën e vet, vrau një ekstremist që me uniformë të forcave komando të ushtrisë greke, me armë snajper qëlloi mbi policët e këtij shteti. Por për të treguar se ne jemi më të hapur nga sa duhet i lejoi ekstremistët e tjerë të mbushnin rrugët e Bularatit, të shpalosnin flamujt e helenizmit fals, të atij helenizmi që për hir të së vërtetës ka vdekur para 2000 vjetësh. Dhe më e keqja ishte se në tokën shqiptare u lejua të thirrej, “Kjo është Greqi”.

U raportuan fyerje nga ana e palikarëve pisanjosë ndaj reporterëve shqiptarë të cilët po kryenin detyrën në tokën e tyre. Se dhe reporterët shqiptarë po transmetonin pamje nga ceremonia e varrimit, që për të thënë të vërtetën edhe po të mos i transmetonin nuk do të kishim pësuar asnjë humbje, në mos po drekën do ta konsumonim me qetë se kaq.

Patën guximin grekët të hidhnin parulla kundër Shqipërisë, sepse u trimëruan nga përulësia e shtetit shqiptar. Sepse shteti ynë u mjaftua me ndalimin e ca dhjeramanëve që me demek mbanin me vete sende të papranueshme për të lakuar kufirin, e që me siguri do ketë qenë armë të ftohta se ato të nxehtat kam përshtypjes që dhe nuk arrijnë t’i përdorin, sado të trajnohen si komando në njësitet speciale.

“Ty ta përvëluan shtëpinë Fizët dhe s’je i zoti të shkrepësh një kobure kundër tyre”. Kjo sentencë letrare, marrë nga filmi “Njeriu me Top”, skenarin e të cilit e ka shkruar Dritëro Agolli, mu kujtua teksa shihja prej ekranit të televizorit se si një tufë grekësh pisanjosë shanin: “qen shqiptar”.