Përplasja Meta-Rama/Reagon SHBA: Ministria e Brendshme të jetë funksionale

Përplasja Meta-Rama/Reagon SHBA: Ministria e Brendshme të jetë funksionale

459
0

Ambasada Amerikane nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, ka shkruar lidhur me luftën kundër kirmit të organizuar ku thotë se ka ende punë për të bërë. Gjithashtu ambasada nuk anashkalon as situatën politike përsa i përket Ministrisë së Brendshme. “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”. Ky reagim vjen pas përplasjes së fundit mes Presidentit dhe Kryeministrit per emrin e ministrit te Brendshem. Meta nuk e dekretoi Sander Lleshin si minister, ndersa Rama e emeroi zv/minister me kompetenca ministri.

 

Reagimi i plotë i ambasadës:

 

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.