Gramoz Ruçi nuk humbet kohë, mandatet e opozitës i çon në KQZ

Gramoz Ruçi nuk humbet kohë, mandatet e opozitës i çon në KQZ

357
0

30 ditë kohë kishte në dispozicioni Kuvendi i Shqipërisë për të dorëzuar në KQZ, mandatet që opozita dorëzoi. Por ky institucion, një ditë pas kryedemokratoi shkoi dhe dorëzoi dosjet nuk ka marrë kohë. Kështu mësohet se Kuvendi i ka përcjellë kërkesat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në dosjen që zoti Basha dorëzoi të enjten pas protestës ishin mandatet e 56 deputetëve të opozitës, ndërsa deri tani zyrtarisht vetëm dy deputetë nga opozita nuk kanë pranuar të lënë mandatin. Ata janë Lefter koka nga LSI dhe Myslim Murrizi nga PD. Po ashtu pas 28 vitesh, Sali berisha nuk do të ketë mandat deputeti. Kryeministri Edi Rama, tha mbrëmjen e së enjtes se shumica ka qenë dhe është e gatshme për dialog me opozitën, por jo për të diskutuar për zgjedhje të reja “përmes një kamikazërie politike mbi mexhlisin e jetës parlamentare”. Në një fjalim të gjatë, ditën kur opozita zyrtarizoi vendimin e saj për lënien e mandateve, dhe ju drejtua shesheve për protestën e radhës duke kërkuar largimin e tij dhe krijimin e një qeveria tranzicioni, kryeministri hodhi poshtë në mënyrë te prerë një mundësi të tillë, e cila do e bënte vendin, siç u shpreh ai, “një territor të paqeverisshëm kurrë më, nëse futet rregulli i ri i padëgjuar askund në botë, i palexuar kurrë në libra, se kur një opozitë arratiset nga parlamenti, shumica duhet të ndërpresë mandatin e saj e të shkojë në zgjedhje me qeverinë që i pëlqen opozitës”.