Grackë apo falje? Talebanët shpallin amnisti për zyrtarët shtetërorë: Kthehuni në punë,...

Grackë apo falje? Talebanët shpallin amnisti për zyrtarët shtetërorë: Kthehuni në punë, rifilloni stilin e jetës tuaj me besim të plotë

344
0

Talebanët kanë njoftuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët shtetërorë, dhe sipas AFP-së u kanë kërkuar atyre të kthehen në punë.

Kjo vjen dy ditë pas marrjes së pushtetit në Afganistan, pas një sulmi rrufe.

“Është shpallur një amnisti e përgjithshme për të gjithë, kështu që ju duhet të rifilloni stilin e jetës tuaj me besim të plotë,” thanë talebanët në një deklaratë.

Është e paqartë nga raporti shumë i shkurtër i AFP nëse kthimi në punë u drejtohej zyrtarëve qeveritarë apo të gjithëve në Kabul.