Grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hajdutët hynë në banesën e...

Grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hajdutët hynë në banesën e biznesmenit dhe i marin çelësat, ja si u realizua plani si në filma

516
0

Gjatë mesnatës së sotme, disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit, argjendarinë e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit Bashkim Fino.

 

Dyshohet se vjedhësit kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi.

 

Madje ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marë edhe çelësat e argjendarisë.

 

Sakaq bëhet me dije se vjedhja është kryer në kohë rekord, si në filma.

 

Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari.

 

Megjithatë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhje, ku ka sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.