Gomonia e fuqishme në Darzezë, dalin DETAJET: Erdhi nga Italia, i mbaroi...

Gomonia e fuqishme në Darzezë, dalin DETAJET: Erdhi nga Italia, i mbaroi karburanti

417
0

Pak para mesnatës së djeshme është gjetur një gomone e braktisur në Darzezë të Fierit. Sipas të dhënave të para, gomonia është pikasur nga radarët dhe i është afruar bregdetit të Darzezës ku ka ngecur për shkak se i ka mbaruar karburanti. Më pas trafikantët janë larguar në pyll për të mos u kapur nga policia. Ndërkohë mësohet se Policia është ende në zonë dhe po kreh vendin për të gjetur gjurmë për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve. Gomonia rreth 12 metra e gjatë me dy motorë nga 300 kuaj fuqi secili ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në plazhin e Darzezës dhe më pas është marrë nga forcat e Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare Shqiptare. Sipas hetimeve të para dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në bregdetin shqiptar dhe më pas për t’u kthyer sërish por është pikasur nga policia.