Goditjet nga temperaturat ekstreme

Goditjet nga temperaturat ekstreme

274
0

Në këto ditë temperaturash ekstreme, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike një listë të simptomave të goditjes nga i nxehti, në mënyrë që njerëzit t’i diktojnë në kohë dhe të mund të ndërmarrin veprimet e duhura për të ulur rrezikun.

Sipas ISHP, goditjet nga nxehtësia ekstreme janë një nga ndërlikimet më të vështira të stresit termik.

Kjo gjendje shkaktohet në kushtet e temperaturës së jashtme dhe nivelit të lartë të lagështirës së ajrit, si dhe për shkak të punës me ngarkesë fizike.

Nga ekspozimi intensiv i organizmit në diell shkaktohet rritje e menjëhershme e temperaturës së trupit, mbi 41 gradë, brenda një periudhe të shkurtër kohore 10-15 minuta.

 

Shenjat e goditjes nga nxehtësia janë:

 

Temperatura e lartë e trupit (mbi 40°C).

Lëkura e thatë dhe e nxehtë.

Frymëmarrja e vështirësuar.

Takikardia – ritmi i shpejtë i zemrës (169/180 rrahje në minutë).

Tensioni i ulët i gjakut.

Marramendja, dhembja e kokës, lodhja.

Përzierja e barkut dhe të vjellat, ngërçet, përhumbja, të ecurit e pasigurtë.

Humbja e vetëdijes.

Mungesa e djersitjes.

Nëse tek dikush vërehen simptomat e goditjes nga nxehtësia është e domodoshme që brenda një kohe sa më të shkurtër t’i ulet temperatura dhe t’i ofrohet ndihma e parë e domosdoshme.

 

Është e nevojshme që:

 

Të dërgohet personi në një dhomë të ftohtë ose në hije.

Të çlirohet nga rrobat e tepërta.

Të freskohet duke ia larë faqet me ujë të ftohtë, duke e vënë në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Nëse është në gjendje të vetëdijshme t’i jepet të pijë lëngje (pa kafeinë dhe alkool).

Gjithashtu rekomandohet zgjedhja e rrobave e përshtatshme për kushtet klimatike, pëlhurat e me ngjyra të çelta, materiale natyrore, rihidratimi i rregullt e freskimi i herëpashershëm.

Shperndaje