Gjyqtari i finales së Botërorit: S’kam parë njeri më të keq se...

Gjyqtari i finales së Botërorit: S’kam parë njeri më të keq se Maradona

335
0

Ish-gjyqtari i njohur Edgardo Codesal ka thënë se legjenda argjentinase Diego Maradona është personi më i keq që ai e ka njohur në jetë.

Tridhjetë vjet kanë kaluar nga finalja e Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Argjentinës së Diego Maradonës, por gjyqtari i atij takimi Edgardo Codesal nuk mund ta harrojë sjelljen e pahijshme të argjentinasit., transmeton Gazeta Express.

Argjentina e kishte humbur finalen por Maradona kishte qenë në qendër të vëmendjes atë ditë.

“Kam mundur ta përjashtoja nga loja sepse ai kurrë nuk e kuptonte disiplinën”, tha Codesal për Radio 1010 në Uruguai.

“Kur e përjashtova Pedro Monzon ai m’u vërsul duke bërtitur, duke folur për një plaçkitje të armatosur nga FIFA”, zbuloi ai.

“Këtu kam mundur ta përjashtoja nga loja atë. Si person, ai është njëri prej më të këqijve që i kam njohur”, shtoi ai.