Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes “CEZ”: Nuk ka vepër penale

Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes “CEZ”: Nuk ka vepër penale

303
0

Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjesh “CEZ”. Kërkesa për pushimin e çështjes është bërë nga Prokuroria, kërkesë kjo që u shqyrtua nga gjykatësi Lazër Sallaku, cili firmosi pushimin e kësaj çështjeje.

Hetimet për këtë çështje zgjatën për rreth tre vite, por gjatë kësaj kohe nuk u arrit që të gjendeshin prova të cilat përbëjnë vepër penale për ish-zyrtarët.

Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga cekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Duke iu referuar kësaj klauzole, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu çështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur.

Për këtë çështje u mor në pyetje, Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli  dhe biznesmenit Nue Kalaj, por me vendimin sotëm të firmosur nga gjyqtari Sallaku, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.