Gjykata e Apelit dha “arrest me burg”, Tirja ankohet nga gjykata: Nuk...

Gjykata e Apelit dha “arrest me burg”, Tirja ankohet nga gjykata: Nuk kam para

367
0

Gjyakata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Tire Alldërvishi pas skandalit te “Shefqet Ndroqi” ku ajo mashtroi familjarët e një pacienti të infektuar me Covid-19 duke i marrë 8 milionë lekë të vjetra.

Tire Alldërvishi u shpreh para gjyakatës se ajo është e prekur nga Covid-19 dhe nuk para. Ajo shton se e kërkon lirimin nga burgu sepse nuk ka asnjë mundësi për të prishur provat. “Vuaj nga Covid-19. Nuk kam para. Nuk kam asnjë mundësi të prish provat,” mësohet të jetë shprehur Alldërvishi para trupës gjykuese.

 

Denoncimin e bëri vajza e pacientës, e cila fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19, në emisionin STOP, ku tregoi se Tire Alldërvishi i ishte prezantuar si infermiere e spitalit Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

 

Sipas denoncimit, Alldërvishi ia kishte marrë paratë për t’i ndarë me mjekë dhe infermierë të tjerë në mënyrë që të kujdesishin më mirë për nënën e saj, por në të vërtetë e kishin lënë në kushte tepër të vështira.

 

Alldërvishi u arrestua një ditë pas denoncimit dhe Gjykata e Tiranës e la në burg. E akuzuara apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin “Arrest me burg”.