Gjendja po përkeqësohet. Hajdari: Do ta paguani shumë shtrenjtë këtë që po...

Gjendja po përkeqësohet. Hajdari: Do ta paguani shumë shtrenjtë këtë që po u bëni shqiptarëve. Dua shpjegim kush qëndron pas…

491
0

 

Deputetja, Rudina Hajdari gjatë fjalës në seancë plenare i ka bërë thirrje qeverisë që të japë shpengime pse dol ta zgjasë gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe dy muaj. Teksa shprehet kundër këtij vendimi, Hajdari ka kërkuar gjithashtu llogarisë kush qëndron pas e-albania që u jep shqiptarëve leje për dalje, nëse janë ata një ekip i specializuar për këtë punë apo jo.

 

“A është kjo situatë e njëjtë si në ‘97? Unë them se jo.

 

Pse thoni se një website si e-albania paska kompetencën e duhur. Unë se di kush janë pas e-albania që japin leje për njerëzit që dalin jashtë.

 

Kërkoni ta shtyni gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Nuk keni dhënë asnjë lloj shpjegimi dhe kjo është situatë tepër e ndërlikuar për shqiptarët të cilët janë të frikësuar.

 

Unë dua shpjegim sepse shoh që gjendja po përkeqësohet, bizneset po vuajnë dhe shqiptarëve akoma  më shumë po i thellohet plaga e varfërisë. Ju do ta paguani shumë shtrenjtë për këtë që po i bëni shqiptarëve sot”, tha Hajdari.