Gjashtë rreshta e pesë gabime, reagon profesori i njohur: Pak koherencë drejtshkrimore,...

Gjashtë rreshta e pesë gabime, reagon profesori i njohur: Pak koherencë drejtshkrimore, he Buena e marrtë

662
0

 

E turpshme tabela e vendosur në Shkodër që përkujton protestën e shkodranëve kundër regjimist komunist.

 

Ajo që vihet re janë gabimet e shumta drejtshkrimore, për të cilat ka reaguar studiuesi dhe profesori në Romë Ardian Ndreca. Ai vë në dukje këto gabime të papranueshme .

 

“S’po ju kërkon kush koherencë morale prandaj përkujtojeni 14 janarin me nishanlliun e demokracisë në mes, pse jeni bërllok në shpirt, por të paktën pak koherencë drejtshkrimore he Buena e marrtë!

 

Gjashtë rreshta e pesë gabime! Si me jua pasë shkrue fratello Isidori.

 

Mirë a keq ai Kongresi i vitit 1972 i ka përcaktue qartë gjanat, prandaj po zgjodhët me shkrue në standard respektojeni atë”, shkruan Ndreca