Georgina kërcen tangon sensuale përkrah meshkujve, Cristiano Ronaldo shijon atmosferën! Puthje në...

Georgina kërcen tangon sensuale përkrah meshkujve, Cristiano Ronaldo shijon atmosferën! Puthje në qafë e përqafime në Sanremo (VIDEO)

465
0

ITALI– Georgina Rodriguez, bashkëshortja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes, gjatë mbrëmjes së djeshme në teatrin “Ariston”. Veshur seksi me një fustan vezullues, që i nxirrte në pah bustin perfekt, Georgina verboi të gjithë sallën, në veçanti Cristiano Ronaldon, që e ndiqte nga publiku.

 

Georgina Rodriguez kërcen tango.

Kamera fokusonte herë pas here imazhin e tij, dhe buzëqeshjen teksa shikonte bashkëshorten të ishte pjesë e një spektakli kaq të madh si Sanremo.

 

 

Por surprizat nuk kishin të ndalur për çiftin e famshëm. Një tango sensuale, ku shfaqej Georgina përkhra balerinëve, dhuroi skena provokuese, dhe nxorri në pah format seksi të Georgina Rodriguez. Cristiano Ronaldo nuk ja ndau sytë në asnjë moment bashkëshortes së tij, duke shijuar performancën.

 

Georgina Rodriguez kërcen tango.

Pas përfundimit me sukses të tangos, Georgina ka marrë një tufë me lule nga Amadeus, dhe menjëherë ka zbritur shkallët për të përqafuar bashkëshortin e saj, Cristiano Ronaldon, i cili nuk ka nguruar t’i dhurojë një puthje në qafë.

 

Georgina Rodriguez merrte pjesë për herë të parë në një skenë të madhe si Sanremo, ku luajti rolin e bashkëprezantueses, përkrah dirigjentit Amadeus dhe moderatores shqiptare, Alketa Vejsiut.