Genci Numanaj: Muzika tradicionale jugore, pasioni im. 25 vjet karrierë plot emocione

Genci Numanaj: Muzika tradicionale jugore, pasioni im. 25 vjet karrierë plot emocione

1225
0

Ka 25 vjet që këndon këngë tradicionale të jugut. Pasioni i tij mbetet folku shqiptar ku kohët e fundit ka sjellë në tregun muzikor shqiptar shumë këngë popullore të jugut. Bëhet fjalë për këngëtarin Genc Numanaj. Ai interpreton bukur dhe me mjeshtëri të lartë artistike këngët popullore të çdo treve të vendit. Në një intervistë për “Vizion.com.al” ai na tregon për karrierën e tij muzikore si dhe projektet.  Gjithmonë kërkues ndaj vetes por edhe ndaj bashkëpunëtorëve. Tek këngët e tij gjen tekste patriotike. Ai i këndon patriotizmit, bukurisë së vendit, dashurisë, mallit. Këngëtari Genci Numanaj ka hyrë para 25-vjetësh në tregun muzikor dhe ka bërë për vete shumë fansa. Ai na rrëfen planet e afërta në fushën e muzikës, emocionet që ka marrë pas publikimit të çdo albumi, si dhe vështirësitë në tregun aktual të muzikës shqiptare.

 

Në cilin zhaner muzikor e gjen më mirë veten Genci Numanaj?

Veten e gjej tek muzika dhe këngët tradicionale të jugut, dhe gjithë repertori im prej disa këngësh dhe videoklipesh përfshijnë këtë muzikë.

Si nisi dëshira juaj për muzikën?

Dëshira për të pasur muzikën si profesion ka nisur shumë natyrshëm. Rreth moshes 18 vjeçare kur mblidheshim me shokët që këndonim këngë tradicionale të jugut. U bënë  25 vjet që këndoj dhe kam qenë pjesë e gëzimeve familjare të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë në Greqi, shkoj shpesh në Amerikë kam qenë gjithashtu në shtete të ndryshme.

Sa këngë dhe videoklipe keni realizuar gjatë karrieres tuaj muzikore?

Kam 6 videoklipe në youtube pastaj dhe kolazhe të publikuara. Disa nga titujt kryesorë të këngëve të mia janë: “Dollia e jugut”, “Shoqëri lezeti i dasmës”, “Kolazh”, “Më zë malli për rininë”, “Mallakastër nënë të kemi”, “Këto hilet e kësaj jete”.

 

 

Aktualisht keni ftesa për koncerte jashtë vendit dhe nga kush?

Aktualisht kam ftesa për të shkuar në Itali. Ndërkohë kam marrë ftesën e kompanisë “ALBANIAN ENTERTAINMENT LLC” nga presidenti i kësaj kompanie, të cilin unë e falënderoj shumë z.Hysen Elmazaj, i cili është shumë i njohur në organizimin e shumë koncerteve të suksesshme në Michigan në SHBA, për të qenë pjesë në disa koncerte për bashkëkombësit tanë atje për festat tradicionale, por edhe për festat kombëtare.