Gazetari shpèrthen ndaj ish-deputetit: T’ju vijë turp, parlament i mbushur me tregtarë...

Gazetari shpèrthen ndaj ish-deputetit: T’ju vijë turp, parlament i mbushur me tregtarë dhe budallenj

319
0

Gjatë diskutimeve për Reformën Zgjedhore në emisionin Open mbrëmjen e djeshme u zhvillua një debat mes përfaqësuesit të PD-së Oerd Bylykbashi dhe gazetarit Mentor Kikia, ku ky i fundit shpërtheu në akuza të forta. Kikia tha se PD duhet të ndihet me faj për të gjithë ata deputetë që ka futur në Kuvend, ndërsa shtoi se për të qenë pjesë e Parlamentit duhet me patjetër që të kesh para, për ti hedhur në zgjedhje. Por sipas Bylykbashkit kjo nuk është e vërtetë, dhe se askush nuk e ka blerë kandidaturën për të qenë pjesë e Kuvendit , ndërkohë që Kikia këmbëngulte se deputeti duhet të zgjidhet në mënyrë direkte nga ana e popullit.

Kikia: Ky sistem zgjedhor i kanë dhënë mundësi të futen në parlament: biznesmenë, matrapazë, tregtarë. Ky sistem zgjedhor kërkon kandidatë me para…..Bylykbashi: Jo, nuk është e vërtetë. Ky sistem kërkon shumë më pak para se të gjitha sistemet e tjera.

 

Kikia: Paralamenti sot është i mbushur me budallenj. T’ju vijë turp. Kemi një parlament që jemi bërë gazi i botës. Ata budallenjt janë në parlamet falë jush. Ju i keni future në lista. Deputeti duhet votuar nga populli.

 

Bylykbashi: Nuk e blen askush kandidaturën, siç thoni ju Kikia. Kur nuk kishte vend në parlament, ne u larguam…..Kikia: Ata që ju zëvendësuan janë në parlament nga listat tuaja. Keni  vendosur në listat për deputet persona që as kryetarë lagjesh nuk dalin.