Gazeta italiane i kushton një artikull 25-vjeçares shqiptare, pas diplomimit në infermieri...

Gazeta italiane i kushton një artikull 25-vjeçares shqiptare, pas diplomimit në infermieri Erjona kërkon t’u bashkohet kolegëve italianë në vijën e parë të Covid-19

696
0

 

ITALI– Gazeta e mirënjohur italiane “La Stampa” i ka dedikuar një artikull shqiptares Erjona Preka për gjestin e saj.

 

Teksa dhe vet ajo ndodhet në kushtet e vështira të krijuara në Itali si shkak i shpërthimit të Covid-19, Erjona ka kërkuar të përshpejtojë procedurat e marrjes së nënshtetësisë italiane dhe provimit ndërkombëtar të profesionit të infermieres për të nisur sa më parë punë pranë kolegëve të saj në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.

 

Kjo pasi shqiptarja 25-vjeçare, është diplomuar më 7 prill në fushën e infermierisë vitin e kaluar në zonën Bra pranë qytetit të Torinos në Itali,  dhe më 20 maj ishte dashur të merrte nënshtetësinë italiane nga kryetari Gianni Fogliato.

 

“Shumë vonë, virusi nuk pret, as të sëmurët, ekipet mjekësore janë në telashe ndaj duhet të fillojmë të punojmë menjëherë. Falënderoj Italinë që më dha aq shumë, tani unë dua të japë diçka për të.”- është shprehur ajo për ‘La Stampa’.

 

Mësohet se kërkesa dhe dëshira e saj për të  punuar gjatë kësaj kohe të vështirë është miratuar nga autoritetet italiane dhe së shpejti do të zhvillojë provimin për profesionin e infermerit, që t’iu bashkohet më pas ekipeve mjekësore në spitalet e Italisë. Ajo ka shpjeguar se prej tani ka pasur oferta të mira,  për të cilat thotë  se i vlerëson.

 

“Pas gradës, me diskutimin në internet të tezës, verifikova që procedurat për regjistrimin më të shpejtë për të marrë edhe nënshtetësinë. Unë kam jetuar në Bra për njëzet vjet, kërkesa ime për të marrë nënshtetësinë e për të punuar u pranua. Ceremonia u zhvillua në zyrën e rregjistrimit në bashki, ku ishte prezent edhe kryebashkiaku Fogliato. Edhe në këto kushte, ishte vërtet emocionuese. Falenderoj Italinë që më dha aq shumë, tani dua të jap diçka.” – ka thënë Erjona.

 

Burimi: LaStampa