“Gardiani” Kuq e Zi, Thomas Strakoshës drejt largimit të sigurt nga Lacio

“Gardiani” Kuq e Zi, Thomas Strakoshës drejt largimit të sigurt nga Lacio

375
0

Thomas Strakosha e shikon të ardhmen e tij gjithmonë dhe më larg skuadrës së Lazios.

Portieri shqiptar zhvilloi një sezon mjaftë të mirë të klubi i Lazios, gjë e cila ka ngjallur interesin e shumë skuadrave të njohura europiane. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Tottenham Hotspur dhe ky fakt e ka vënë në alarm klubin bardhekaltër.

Sipas “Cittàceleste”, klubi i Lazios ka nisur kërkimet për të gjetur pasuesin e shqiptarit.

Mësohet se Lazio ka shënjestruar talentin e portës së Fiorentinës, Alban Lafont, i cili besohet se është zgjedhja e parë e drejtorit sportiv të kryeqytetasve, Igli Tare për portën.

Lafont ka një kontratë që e mban në Fiorentinë deri më 30 qershor 2023 dhe për ta shkëputur nga klubi aktual duhet një shifër prej 15 milionë eurosh.