Shkon sot në Kuvend lista me emrat për garën e Kryeprokurorit.Në garë për Prokuror të Përgjithshëm janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Mësohet asnjëri nga kandidatët nuk e kanë ankimuar renditjen e KLP-së.
Në këtë mënyrë, parlamenti i Shqipëri ka 30 ditë afat për zgjedhur Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin asnjërin prej 3 kandidatëve, atëherë sipas rregullores kandidati i pozicionuar në vendin e parë merr automatikisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela kryeson me 459 pikë, ndërsa pas tij vijnë kryeprokurorja aktuale Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja e Apelit të Tiranës Fatjona Memçaj qëndron në vendin e tretë me 362 pikë.
Sipas proçedurës, prokurori i ri do të zgjidhet jo më larg se data 20 dhjetor.