“Game of Thrones”, në 2018 vjen me sezonin e tetë dhe të...

“Game of Thrones”, në 2018 vjen me sezonin e tetë dhe të fundit

648
0

Mg7TpOaw

Seriali amerikan ”Game of Thrones” një nga serialet më të shikuara në botë, në vitin 2018 do të ofrojë sezonin e tetë dhe të fundit.

Rrjeti amerikan Home Box Office (HBO), tha se seriali i cili deri më tani çdo sezon është shfaqur me nga 10 episode, në sezonin e shtatë që do të shfaqet në vitin 2017 do të ketë shtatë episode.

HBO gjithashtu deklaroi se seriali ”Game of Thrones” i cili ka thyer rekorde të shikueshmërisë në vitin 2018 në sezonin e tetë do ti thotë lamtumirë ekraneve televizive, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i programit të kanalit, Casey Bloys tha se ende nuk është vendosur se sa episode do ti ketë seriali në sezonin e tetë i përshtatur sipas librin “Një këngë e akullit dhe zjarrit” (A Song of Ice and Fire)”.

Ky prodhim televiziv i cili siguroi një rekord prej 12 çmimesh “Emmy” vjeshtën e kaluar, përfshi “dramën më të mirë”, do të ketë një tjetër mundësi të artë për të siguruar për të dytin vit radhazi çmimin më prestigjioz më 18 shtator.

Shperndaje