‘Furtunë’ shkarkimesh nëpër dogana, ikin 3 drejtorë, kush i zëvendëson (EMRAT)

‘Furtunë’ shkarkimesh nëpër dogana, ikin 3 drejtorë, kush i zëvendëson (EMRAT)

644
0

‘Furtunë’ ndryshimesh ka ndodhur së fundmi në doganat e vendit. Bëhet me dije se janë shkarkuar nga detyra disa drejtorë të doganave në qarqe. Është larguar kreu i doganës së Tiranës, Arben Krasniqi. Në vendin e tij është emëruar Skerdi Rama. Gjithashtu është larguar edhe drejtori i doganës së Durrësit, Denis Shabani dhe zëvendësohet nga  Rubin Shehu. Edhe drejtori i doganës në Kapshticë, Olsi Konomi është larguar nga detyra që mbante. Në vend të tij është emëruar Julian Çollaku.