Furgoni del nga rruga në Vorë, humb jetën pasagjerja, rëndë shoferi

Furgoni del nga rruga në Vorë, humb jetën pasagjerja, rëndë shoferi

381
0

Në autostradën Tiranë-Vorë, një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se ka humbur jetën një shtetase qe udhëtonte si pasagjere në këtë mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit është në gjendje të rëndë.

Pasagjerja që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentin e plotë të saj.