“Frikërat e mia janë shumuar, ndjej se…” Rozana Radi flet para kamerave...

“Frikërat e mia janë shumuar, ndjej se…” Rozana Radi flet para kamerave për sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh

526
0

Ajo është një ndër këngëtaret dhe tekstshkrueset më të njohura në showbiz-in shqiptar. Edhe pse është shkëputur prej kohësh nga muzika, urojmë që të mos kemi të bëjmë me një lamtumirë përfundimtare, ajo është e pranishme për publikun në rolin e moderatores të emisionit ‘’Boom”, edhe pse muzika mbetet dashuria e saj më e madhe. Rozana ka kohë që nuk jep më intervista në shtypin e shkruar apo ekran, mirëpo ditën e djeshme bëri një lëshim..nga ata të rrallët që veç ajo di të bëjë.

 

Në një lidhje në Skype për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte këngëtarja Rozana Radi. Ajo u shpreh se vuan nga hipokondria, një sëmundje e cila i shkakton asaj frikën se do të preket nga ndonjë sëmundje.

 

“Hipokondria është një lloj sëmundjeje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet, të cilët lexojnë shumë dhe mendojnë që çdo gjë që  ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup. Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite.

 

Janë shumuar frikërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat. Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale.”-përfundoi ajo.