Frikë për përplasje me aktivistët për Mbrotjen e Teatrit? Rama anullon pjesëmarrjen...

Frikë për përplasje me aktivistët për Mbrotjen e Teatrit? Rama anullon pjesëmarrjen te ceremonia e Ministrisë së Brendshme

346
0

 

Kryeministri Edi Rama ka anulluar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e Ministrisë së Brendshme.

Ceremonia në fjalë që ka të bëjë me diplomomin e oficerëve të rinj ka nisur në orën 11.00 ashtu sikurse ishte planifikuar, ndërkohë Rama ka anulluar pjesëmarrjen e tij.

Kujtojmë se me prezencën e Ramës në këtë ceremoni u aludua edhe për një përplasje të mundshme me aktivistët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Këta të fundit kaluan natën para godinës së teatrit.

Ndërkohë në një prononcim për Newsbomb.al pak minuta më parë aktori Neritan Liçaj u shpreh: “Tani do jemi këtu ballë për ballë dhe të shohim njëri-tjetrin. Ne nuk jemi për incidente”

Aktorët refuzuan të heqin sloganin e tyre që qendron prej muajsh para godinës së Teatrit Kombëtar, “Monument kulture, mbrohet nga populli”.