Fran Lucaj e kall atmosferën në Dibër,dasëm që do të kujtohet me...

Fran Lucaj e kall atmosferën në Dibër,dasëm që do të kujtohet me nostalgji vite me radhë

358
0

Pak shum aktiviteteve të shumta në vendlindjen e tij në Malësi,këngëtari i njohur dhe shum i dashur për publikun Fran Lucaj dhe Grupi Kuq e Zi udhëtuan special nga Amerika për të kënguar në një dasëm në Dibër,të Maqedonisë së Veriut,në dasmën e djalit të Dr.Ylber Kokale,një familje shum e njohur në Dibër dhe në gjitha trojet shqiptare.

Për her të parë në Dibër këndonte një këngëtar nga Malësia,ku në historinë e dasamave dibrane nuk ishte mbajtur mend që të bëheshte muzik,këndoheshte e të vallëzoheshte gjashtë orë pa ndërprerë.Dasëm kjo e cila do të mbahet mend dhe do të kujtohet me nostalgji vite me radhë.

Përveç këngëve të zakonshme për dasma,pjesë e këtij ahengu padyshim se ishte dhe muzika e pastër malësore që ishte dhe një risi për mysafirët vendas,njëherit dhe shum e pëlqyer,muzik kjo e cila dhe më shum bëri që dasmorët ta shijojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Këtë mund ta bënte vetëm Grupi Kuq e Zi dhe këngëtari Fran Lucaj.

Përndryshe këngëtari Fran Lucaj është këngëtarë nga Malësia e Madhe,që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Një këngëtar shum i dashur për diasporën shqiptare në Amerikë dhe i pranishëm kudo në ahengjet familjare të diasporës,koncerte të të ndryshme dhe festat e mëdha që organizohen nga shqipatrët në Amerikë.

Së shpejti për adhuruesit e tij,ai do të sjell dhe hitit e radhës “Spatëm Fat”