FOTOT/ Shumë larg pozave të Instagramit dhe e braktisur nga të gjithë,...

FOTOT/ Shumë larg pozave të Instagramit dhe e braktisur nga të gjithë, çastet që s’u panë sot në Gjykatë, si e lanë vetëm familja dhe fansat Fjolla Morinën pas arrestimit për armën e “mikut” nga Gjermania…

426
0

TIRANE- I duhen 2 vizita tek gjinekologu për të shpëtuar nga burgu, ndërsa një javë më parë pozonte nga vila luksoze që kishte marrë si dhuratë nga i dashuri. Bëhet fjalë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila, e mësuar me kamerat përgjatë karrierës si këngëtare por edhe promovimit si imazh publik, sot iu kishte kërkuar togave të zeza, që të mos lejonin në gjykatë operatorë të televizioneve.

 

Pamja e këngëtares linte shumë për të dëshiruar, krahasuar me imazhin e kuruar që jemi mësuar të shohim prej saj në rrjetin social Instagram. Me një gërshetë të shkujdesur, një maskë anti-COVID, pa grim dhe veshur me një fustan të gjatë me lule, Morina u fut në gjykatë dhe doli me pranga.

 

Shteti shqiptar i kërkon një shumë prej 5 mln lekë të reja, si garanci pasurore për të përfituar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

 

Ndërkohë që avokatja e Morinës, Aurora Guska, thotë se armët janë “lodra”, vetë Morina ka pranuar pronësinë e tyre duke thënë se i janë dhuruar nga një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.  Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i gjykatës për Morinën, në kohën që prokuroria nuk bindet për shtatzëninë e saj.

 

Lajmi kryesor: Kukës/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Fjolla Morinën, në shtëpi e dërgon vetëm garancia prej 5 mln lekësh, seanca shtyhet për në 13:00, akuza: Të vijë gjinekologu. Këngëtarja: S’dua kamera!