Fotot/ Një tjetër rrugë e Tiranës po transformohet totalisht

Fotot/ Një tjetër rrugë e Tiranës po transformohet totalisht

330
0

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kryen punime në rrugën “Vorbsi” në Njësinë 13, në mënyrë që banorët që jetojnë në këtë lagje, por sidomos fëmijët të kenë kushte më të mira infrastrukturore. I gjithë segmenti rrugor po pajiset me rrjetin e ri të ujësjellësit, duke garantuar kështu furnizim me ujë të pijshëm me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur. Gjithashtu në rrugë po hidhen shtresa asfaltike, po sistemohet trotuari, duke e pajisur edhe me ndriçim, në mënyrë që kalimtarët të jenë më të sigurt.

Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira.