FOTOLAJM/ Rama viziton Spitalin Infektiv, stafit mjekësor i dhuron një buqetë me...

FOTOLAJM/ Rama viziton Spitalin Infektiv, stafit mjekësor i dhuron një buqetë me lule dhe përulet para tyre

329
0

Për Krishtlindje, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të shkojë në Spitalin Infektiv, i quajtur ndryshe Covid 1. Paraditen e sotme, kreu i qeverisë së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu janë parë në ambientet e spitalit. Ata janë pritur nga një grup mjekësh dhe infermierësh, ndërsa Rama në shenjë falënderimi i ka dhuruar atyre një buqetë me lule dhe është përulur para tyre. Spitali Infektiv është i pari që u hap për pacientët me COVID-19 në Shqipëri në fillim të pandemisë. Po ashtu teksa ka ikur nga Infektivi Rama ka përshëndetur me dorë edhe familjarët e pacientëve jashtë spitalit.