Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, kjo nënë gjeti metodën GJENIALE...

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, kjo nënë gjeti metodën GJENIALE të qetësonte vajzat e saj

24
0

Fëmijët janë mrekulli të vogla. Ata mësojnë dhe rriten me hapa të mëdhenj dhe kanë një energji në dukje të pafundme. Vërtet, ata janë vazhdimisht në lëvizje! Dhe ndonjëherë prindërit thjesht kanë nevojë për një moment paqeje dhe qetësie. Fatmirësisht, një nënë e kuptoi “manovrën” përfundimtare për t’i bërë fëmijët e saj të qëndrojnë pa lëvizur, dhe interneti po çmendet me gjetjen e saj.

Jessica D’Entremont, nënë e dy vajzave, kishte shumë nevojë për një moment qetësie kur u kthye nga puna. Ndërkohë, vajzat e saj, 3 dhe 4 vjeçe nuk ndaleshin së vrapuari nëpër shtëpi.

Për të ndaluar vrullin e aktivitetit, ajo shpejt nxori pizhamet e tyre me ngjyrë të errët dhe u tha vajzave të saj se duhet t’i vishnin dhe t’i linin të “karikoheshin”. Dhe si mund të bëhej kjo? Sipas kësaj nëne të shkëlqyer, duke ndenjur shtrirë nën një dritë.

Ajo thotë se truku funksionoi dhe ia doli t’i qetësonte për pak vajzat dhe këtë moment e filmoi e më pas e shpërndau në rrjete sociale. Postimi ka marrë shumë reagime dhe shumë nëna e kanë falënderuar, duke thënë se do ta përdorin edhe ato këtë metodë me fëmijët e tyre./BURIMI “Për nënat”

loading...