Kombëtarja Shqiptare ka luajtur mbrëmjen e djeshme një ndeshje me Francën në shtëpinë e kësaj të fundit, e vlefshme për Kualifikueset e EURO 2020.
Të shumtë ishin shqiptarët të cilët e ndoqën nga afër ndeshjen e Kombëtares Shqiptare, në Francë.
Fotoreporteri Hamza Hatika, Francë, ka siguruar pamjet e para nga atmosfera fantastike që qindra shqiptarë krijuan si brenda edhe jashtë stadiumit. “Kush s’kërcen, nuk është shqiptar”, është njëra prej këngëve që këndojnë tifozët shqiptarë, para hyrjes në stadium.
Ndërkohë ndeshja Francë-Shqipëri, u shoqëruar me një incident të pazakonshëm. Një gabim teknik ka bërë që organizatorët francezë të mos vendosin dot muzikën e himnit të Shqipërisë. Si rrjedhojë, lojtarët shqiptarë nuk kanë vazhduar me procedurën për t’i dhënë dorën kundërshtarëve, dhe çdo gjë është pezulluar në pritje që organizatorët francezë të gjejnë himnin shqiptar.
Pas disa minutash të sikletshme, organizatorët francezë e korrigjuan gabimin dhe vendosën himnin shqiptar.
Në ndeshjen e shumëpritur Francë-Shqipëri, Kombëtarja Shqiptare ka humbur me rezultatin 4-1.