Foto/ Rehabilitohet shkolla “Sami Kalasa” në Mullet, gati të presë nxënësit në...

Foto/ Rehabilitohet shkolla “Sami Kalasa” në Mullet, gati të presë nxënësit në 16 shtator

400
0

Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që viti i ri shkollor t’i gjejë gati nxënësit në kushte dinjitoze, përmes investimeve njësoj nga qendra në periferi.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar se ka përfunduar rehabilitimi i shkollës “Sami Kalasa” në Mullet.

“Ndërsa ju bëni gati çantat, librat dhe lapsat, ne po kapim ritmin dita-ditës për të qenë gati në 16 shtator. Rehabilituam  edhe shkollën “Sami Kalasa” në Mullet. Dhe pak ditë – filloi shkolla”,  thotë Veliaj.