FOTO/ “Lufta e re në Ballkan” – Shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët bashkë,...

FOTO/ “Lufta e re në Ballkan” – Shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët bashkë, serbët vetëm

656
0

Ballina me titull “Ballkani sërish fuqi baruti”, ka vënë në qendër liderët ballkanik duke u nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, etj.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” sot ka dalë me një faqe të parë që nxit për luftëra të reja në Ballkan.

Me mbititullin “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviç, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb, Vojisllav Sheshel, kryetari i SPS-it, Ivica Daçiç, ish-komandanti boshnjak, Naser Oriç dhe ish-gjeneral majori kroat, Branimir Glavash.

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës prej një kohe të gjatë nuk kanë qenë në nivel me të ulët.

Daçiç: Deklaratat e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940.

Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e 90-ta të agresionit të Millosheviçit”, është nëntitulli i gazetës serbe.

Deklarata e presidentit kosovar nuk është përfshirë, por është përmenduar padia ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Kohët e fundit në Serbi përmendet gjithnjë e më shumë se “Blic” ka rënë në “duart” e kryeministrit Alekandar Vuçiç, e një lajm i tillë shihet edhe si një mesazh i tij.

01 SRB.indd
01 SRB.indd
Shperndaje