(Foto) Ju kapëm! Më në fund zbulohet lidhja e re e dashurisë...

(Foto) Ju kapëm! Më në fund zbulohet lidhja e re e dashurisë së Sidritës së “BB9”

454
0

Brenda shtëpisë së Big Brother Sidrita pati një lidhje me Ervinin, një tjetër konkurrent, por më vonë kur loja mbaroi e panë se mes tyre nuk funksiononte siç duhej ndaj dhe e lanë këtë histori që ende s’kishte nisur siç duhet.

Më vonë u aludua se Sidrita ishte lidhur sërish me ish të dashurin e saj Diedonin, i cili gjithashtu ka qenë konkurrent në Big Brother një sezon më parë. Kur Sidrita filloi këto ditët e fundit të shkruante inicialin ‘D’ në Instastoryn të gjithë menduam se bëhej fjalë për një rikthim… por jo!

etë Sidrita shkruan inicialet ‘D.B.’, ndërkohë që edhe Bledi në Instastoryn e tij shkruan ‘S’. Gjithashtu ata kanë edhe një video së bashku që ndodhet në Instastory-n e Bledit çka bën të vërtetohet gjithçka. Burime për Blitz.al bëjnë me dije se dashuria e re e Sidritës është në fakt një Dj i cili quhet Bledi.

Derimë tani gjithçka është mbajtur e fshehtë, por duket se detajet i kanë tradhëtuar. Epo, urime çiftit! /Blitz.al/